Harta e rrugëve, Policia e Shtetit: 15 akse të pakalueshme

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:29

Policia e Shtetit ka bërë publike situatën më të fundit të akseve rrugore në vend. Veriu është zona më e goditur nga moti i ftohtë, i cili ka dhe numrin më të madh të zonave të bllokuar. Rreth 15 akse rrugore në të gjithë vendin janë të pakalueshme, ndërsa rruga Morinë- Kalimash është e kalueshme me zinxhirë.

HARTA E RRUGEVE, 08.02.2012
Në qarkun Kukës:
1.    aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi Kukës - Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri - Qafë Morinë, i  kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi B.Curri - Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5.    aksi B.Curri - Valbonë, i pakalueshëm,
6.    aksi Krumë - B. Curri,  i pakalueshëm,
7.    aksi Krum - Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Kukës - Topojan,  i kalueshëm me zinxhirë,
9.    aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
10.    aksi Shëmri - Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11.    aksi rrugor Topojan - Shishtavec, i pakalueshëm,
 
Në qarkun Dibër: 
1.    aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Krastë - Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6.    aksi Peshkopi - Muhurr - Aras,  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.    aksi Arras - Zall Dardhë - Reç, i pakalueshëm,
8.    aksi Steblevë - Librazhd,  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras - Lurë, i pakalueshëm.

Në qarkun Shkodër:
1.    aksi rrugor Shkodër - Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2.    aksi  rrugor Shkodër - Koman, i kalueshëm  me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3.    aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5.    aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6.    aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm, por ka ngrica,
7.    akset Koplik - Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.    akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10.    aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë, i pakalueshëm,
11.    aksi Fushë Arrës - Iballë, i  pakalueshëm.

Në qarkun Lezhë:
1.    aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi rrugor Mirdit - Shpal - Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në qarkun Tiranë:
1.    në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:
1.    aksi Librazhdë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3.    aksi Librazhd - Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:
1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   - Qafë Thanë, i  kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë, janë të kalueshme me zinxhirë,
3.    aksi Korçë - Ersekë - Leskovik, i  kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi  Korçë - Goricë, i  kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Berat:
1.    aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në qarkun Gjirokastër:
1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:
1.    në segmentin rrugor Vlorë - Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.