Viktimat e trafikimit, në qendrat shqiptare dhe të huaja

Postuar në 12 Shkurt, 2012 07:39

Në qendrën kombëtare pritëse të viktimave të tarfikut nuk qëndrojnë vetëm gra dhe vajza shqiptare, por dhe të huaja. Edhe pse vitet e fundit, numri i tyre është në ulje, fenomeni ende është prezente.

Vetëm vitin e shkuar u strehuan rreth 56 gra, fëmijë dhe burra. Përkatësisht 22 vajza dhe gra, 9 minorenë dhe 17 fëmijë. 48 prej tyre kanë qënë viktima trafikimi ose në rrezik trafikimi, 2 të tjëra të huaja dhe 8 viktima të dhunës në familje. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço sqaron se çfarë trajtimi marrin këta përsona në institucione.

"Përveç investimit që është bërë në qendër, aty zbatohen standartet që kanë të bëjnë si me akomodimin, ushqimin dhe me formimin e tyre profesional. Ato para se të lënë qendrën e pritëse të viktimave të trafikimit, kanë kaluar kurse të formimit profesional dhe janë më të gatshme të integrohen në shoqëri", u shpreh Naço.

Këta persona pas vendimit të gjykatës, menjëhërë lënë  këto strehëza dhe deri sa të gjejnë një punë, shteti u siguron ndihmë ekonomike.

Aktualisht në Shqipëri ofrojnë Shërbime të Përkujdesit Social për Viktimat e Trafikimit 5 agjenci publike dhe jo-publike, që bashkëpunojnë në rrjet.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.