Papunësia në Britani, niveli më i lartë në 16 vjet

Papunësia në Britaninë e Madhe u rrit me 48 mijë, në 2.67 milionë në tre muajt e fundit të vitit 2011. Sipas autoriteteve, norma e papunësisë ishte 8.4 për qind, më e larta në 16 vjet. Numri i të rinjve që nuk kanë një punë u rrit me 22 mijë, në 1.04 milionë, duke e çuar normën e papunësisë për moshën nga 16-24 vjeç në 22.2 për qind. Lord Freud, një ekspert mbi çështjet e punësimit e pensionit tha për BBC-në se është e qartë që ekonomia vazhdon të përballet me ditë të vështira. "Është një panoramë mikse. Ka shenja qëndrueshmërie",-tha ai. Ndërsa të tjerë zyrtarë të Partisë Laburiste, në opozitë thonë se është e qartë që politika e qeverisë nuk po funksionon.
Albanian Screen
Add new comment