Liqeni i Fierzës, dalin rrënojat e Kukësit të vjetër

Postuar në 21 Shkurt, 2012 05:06

Kanë dalë në sipërfaqe të liqenit rrënojat e Kukësit të vjetër. Pas një kohe relativisht të gjatë të mungesës së reshjeve të shiut si dhe ngrirjes së ujërave të liqenit prej më shumë se 2 javësh, tashmë mbi shtresat e akullit kanë dalë rrënojat e qytetit  të Kukësit të vjetër. Tashmë e gjithë sipërfaqja ku dikur shtrihej ky qytet është në hapësirë duke treguar ato pak gjëra që kanë mbetur nga ndikimi i ujërave që vazhdimisht qëndrojnë mbi to. Në këtë situatë,shumë qytetarë të Kukësit dalin e shohin atë cka dikur e kishin vendlindje madje edhe ujërat e Drinit të Bardhë.

Kukësi i vjetër, del në sipërfaqe saherë që niveli i ujërave në liqenin e Fierzës bie ndjeshëm, ku aktualisht ky nivel nuk e kalon 260 metër. Rënia e nivelit të ujërave, ndonëse rëniet e dëborës ishin me intensitet të lartë, tregon se ende këto reshje nuk kanë ndikuar në nivelin e ujërave të këtij liqeni. Rrënojat e Kukësit të vjetër kanë dalë pas një periudhe jo shumë të gjatë, ndonëse gjenden 262 metra mbi nivelin e detit. Liqeni i Fierzës ka si pikë kritike të hidrocentralit të tij nivelin 242 metra ndërsa nivelin maksimal e ka 296 metra.

 

Flutura Tota

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.