Rruga e Kombit, 5 kompani në garë për mirëmbajtjen

Postuar në 27 Shkurt, 2012 12:08

Pesë kompani kanë dhënë ofertat e tyre për të fituar të drejtën e marrëveshjes koncesionare për mirëmbajtjen e rrugës së kombit. 
Dorëzimi i ofertave, sipas kushteve ligjore, u bë gjatë së hënës në ministrinë e Transporteve, ku dhe komisioni i Vlerësimit të Ofertave bëri regjistrimin dhe marrjen e tyre në dorëzim. Kompania koncesionare, që do të shpallet fituese pas pak ditësh, duhet të marrë përsipër dhe të kryejë disa funksione, si operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat e përdormit të rrugës si dhe punimet shtesë për stabilizimin e skarpatave përgjatë rrugës. 

Zëvëndës ministri i Transporteve tha se komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars. Koncesionari fitues do të ndërtojë rrethim të autostradës, si dhe do të vendosë ndriçim në të gjitha kryqëzimet. 

 

Albanian   Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.