Breivik: Sulmi im, më spektakolari që pas Luftës së II Botërore

Procesi gjyqesor kundër norvegjezit Anders Behring Breivik lidhur me sulmet e vitit të kaluar mori sot një kthesë të papritur kur një prej gjykatësve të cështjes u shkarkua pas dyshimeve për paanshmërinë e tij. Dita e dytë e gjyqit pritej të niste me dëshminë e Breivik, por seanca e mëngjesit u shty pasi palët kërkuan largimin e gjykatësit Thomas Indrebo, i cili ne 23 korrik te vitit te kaluar kishte deklaruar se dënimi me vdekje është e vetmja gjë e duhur për të bërë në këtë çështje.
Gjyqi rinisi më pas me dëshminë e Breivik, për të cilën gjykata kishte vendosur që nuk do të transmetohej në media.
Duke folur në sallën e gjyqit, Breivik tha se kishte kryer sulmin më të sofistikuar dhe spektakolar në Europë që pas Luftës së Dyte Botërore dhe se po mundej do të ripërsëriste gjithçka nga e para.
Sipas Breivik, vdekja do të ishte një nder për të.
Ballkanweb.com
Comments
Skicofren
<p>Skicofren </p>
Add new comment