Lagarde: Reformat të zbatohen, pesha e masave mbi të gjithë

Postuar në 20 Prill, 2012 06:42

Zbatimin e reformave nga Greqia, kërkoi Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zonja Christine Lagarde. 

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde në konferencën për shtyp në kuadrin e samitit të pranverës që zhvillohet në Uashington dhe 16 ditë para zgjedhjeve, dërgoi një mesazh të rreptë të ri për Greqinë, duke kërkuar zbatimin me besnikëri të reformave. E pandryshueshme në vijën e vështirë të kursimit, shefja e FMN-së përsëriti nevojën për zbatimin rigoroz të programit në Greqi dhe theksoi se pavarësisht shenjave pozitive, vendi ka shumë punë për të bërë. "Greqia ka bërë, por i mbetet shumë për të bërë", tha drejtoresha e FMN, duke vënë theksin në zbatimin e reformave nga ana e Greqisë dhe më gjerë, Eurozonës. 

E pyetur në një konferencë shtypi, nëse Fondi ka vënë në dukje përparimin në zbatimin e programit, gjatë muajve të qeverisjes së Papadhimos, znj Lagarde tha se nga vjeshta e vitit 2011, shumë ndryshime kanë ndodhur në Greqi; kryeministri ka ndryshuar, ka ndryshuar qëndrimi i disa partive dhe ka patur një program i ri ekonomik. "Progres është arritur, por mbetet shumë për të bërë," tha Lagarde, duke dërguar përsëri mesazhin, "zbatim, zbatim, zbatim i reformave”. Nevojitet më shumë punë», theksoi ajo në mënyrë karakteristike

Ajo theksoi se pesha e masave mbi popullin grek, duhet të mbahet nga ata që ende nuk janë prekur, duke shtuar se duhet të ketë përpjekje të mëdha për mbledhjen e të ardhurave dhe taksave. "Kjo nuk do të thotë se nuk është bërë shumë në 6 muajt e fundit," shtoi kreu i FMN. 

Duke iu referuar ekonomisë ndërkombëtare, Lagarde e cilësoi situatën “të paqartë”. "Unë shoh një dritë shërimi në ajrin e pranverës, por ka edhe re të errëta në horizont", tha ajo. 

 

Për eurozonën, drejtoresha e FMN, theksoi se është në fokus të rreziqeve potenciale. Ajo duhet të vazhdojë reformat dhe bashkëpunimin për "një Evropë më të mirë."

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.