Greqi, raport shokues i KE: 1000 biznese do mbyllen çdo javë

Postuar në 21 Prill, 2012 06:42

Deri në 1 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme pritet të vënë drynin çdo javë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2012 në Greqi, për shkak të situatës zymtë ekonomike, vlerëson Komisioni Evropian në një raport të tij. 

"Greqia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjë që reflektohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 6 në 10 biznese, panë të ardhurat e tyre të bien ndjeshëm në vitin 2011 dhe 150 000 persona humbën punën", vëren komisioni. 

Sipas raportit, në vitin 2010, Greqia kishte 742 600 biznese të vogla, ku u punësuan 2 512 493 punëtorë, ose më shumë se 85% i numrit të përgjithshëm të gjithë punëtorëve në vend, një rekord në të gjithë Bashkimin Evropian. 

Komisioni Evropian bën thirrje për veprim urgjent mbi mbështetjen financiare për këto operacione në Greqi, për mbështetjen e bizneseve për vetëpunësim dhe ato familjare, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në vend, strukturën bazë të e ekonomisë greke, dhe që me mbylljen e tyre shtojnë papunësinë dhe varfërinë e personave të përfshirë në to dhe familjeve të tyre. 

 

Që nga shtatori i kaluar Komisioni Evropian është duke përdorur "Task Force" për Greqinë që të gjehet një zgjidhje për të kapërcyer krizën e kreditit që prek këto biznese në Greqi. Në muajin mars, u krijua një fond të veçantë garancie nga Komisioni Evropian me një kapital prej 500 milionë euro, për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Greqi, përmes të cilit ndihma nga Banka Evropiane e Investimeve mund të në arrijë 1 miliard euro. 

 

Ballkanweb.com

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.