Zgjedhjet, PASOK merr votues nga Shqipëria

Ministria e Brendshme Greke duket se ka nisur një fushatë për dhënien e nënshtetësive në masë. Kjo gjë mund të verifikohet mjaft lehtë duke parë listën e personave që kanë marrë këtë nënshtetësi gjatë muajit të fundit. Referuar dokumenteve të publikuara nga Ministria e Brendshme e Greqisë rezulton se, vetëm për periudhën 2 - 20 prill, 129 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke. Ky numër bëhet ende më i madh po të shtrihesh më gjatë në kohë. “GSH” ka arritur të sigurojë këtë listë, ky bie në sy një numër i madh personash që kanë marrë nënshtetësinë e shtetit fqinj. Kanë qenë të regjistruar në Shqipëri me kombësi “Greke”. Gjithashtu, sipas këtyre të dhënave rezulton se, një numër i madh i këtyre personave që kanë përfituar janë në moshë të madhe.
Por vihet re se, përveç minoritarëve, nga “zemërgjerësia” e Ministrisë së Brendshme kanë përfituar dhe shumë shtetas shqiptar nga qytete të ndryshme të vendit, që nuk kanë asnjë lidhje me zonat minoritare, ose që nuk janë të besimit ortodoks.
Ballkanweb.com
Add new comment