Të varfërit pa shtëpi, i penalizon sistemi i pikëzimit

Sistemi i pikëzimit i miratuar me konsensus nga të gjithë këshilltarët bashkiakë në Korcë ka lënë jashtë mundësisë për tu pajisur me një banesë familjet e varfra. Në këtë sistem numri më i madh i pikëve i është dhënë të ardhurve, që për një familje me 6 persona duhet të jenë të garantuara maksimalisht 65.040 lek dhe minimalisht 31.074 lek në muaj.
Por familjet e varfëra nuk e plotësojnë këtë kusht sepse pjesëtarët e tyre janë të gjithë të papunë dhe shumica jetojnë me ndihmë ekonomike apo kempe mjekësore që kanë pagesë shumë më të ulët se minimalja e pikëve të kërkuara.Në këto rrethana premtimi i Bashkisë së Korçës se do t?u jepet përparësi familjeve me probleme sociale,shëndetësore,që banojnë në shtëpitë e pronarëve të vjetër apo me rrezik shembjeje mbetet i parealizueshëm.
Në Korçë janë ndërtuar 96 apartamente sociale dhe ato shumë shpejt do të jepen me qera 1 vjeçare familjeve që plotësojnë kushtet në sistemin e pikëzimit.Janë 1300 familje që kanë aplikuar për të marrë banesa sociale me qira. Ky sistem i ri pikëzimi është bazuar në Manualin e hartuar nga Drejtoria e punës në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Albanian Screen
Add new comment