Greqi, evazioni fiskal, do pezullohen llogarite bankare

Zyrat tatimore mund të pezullojnë në mënyrë të menjëhershme llogaritë bankare të personave që konstatohet se bëjnë evazion fiskal.
Këtë përcakton një qarkore e ministrisë së financave që iu është dërguar gjithë zyrave tatimore të vendit, dhe ku thuhet gjithashtu se pezullimi i llogarive do të kryhet para se personat në fjalë të thirren për verifikim.
Ministria e financave e ndërmori këtë masë me qëllim që të garantojë interesat e shtetit në rastet e evazionit fiskal, por edhe për të shmangur fenomenin e tërheqjes së depozitave bankare nga ana e të akuzuarve për evazion.
Autoritetet tatimore e thërrasin të akuzuarin për të dhënë sqarime brenda dhjetë ditësh që nga dorëzimi i thirrjes, ndërkohë që ai duhet të paraqesë me shkrim argumentat, si dhe provat e dokumentuara të pretendimeve të tij.
Anila Jole Ballkanweb.com
Add new comment