Ulet konsumi, INSTAT: Tregtia me pakicë pëson rënie

Postuar në 28 Prill, 2012 09:22

Shqiptarët kanë tkurrur shpenzimet për produktet ushqimore. Të dhënat e INSTAT për tregtinë me pakicë në 3 mujorin e katërt të vitit të kaluar, flasin për një ulje të konsumit. Kjo tregon se efeketet e krizës në eurozonë janë ndjerë edhe në ekonomitë e familjeve shqiptare, të cilat kanë frenuar konsumin ndaj produkteve ushqimore edhe disa shërbimeve të tjera. 

Ulja në masën 2.5 shtë ndjerë kryesisht në grupin e ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Por kur bëhët fjalë për mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve, shqiptarët nuk kursejnë aq shumë sa për shërbimet e tjera, pasi sipas INSTAT, ky tregus është rritur me 35 

Me një ulje prej 13 araqitet edhe tregtia me pakicë e karburanteve. Ulja e konsumit nga shqiptarët është konstatuar edhe nga një raport i fundit i BERZH, sipas të cilit, 60 familjeve shqiptare kanë pohuar se janë prekur nga kriza. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, për 3 mujorin e katërt 2011, indeksi i punësimit në "Tregtinë me pakicë" në tremujorin e katërt të këtij viti u ul me 2.4 Por në tregtinë dhe riparimin e automjeteve indeksi i punësimit në këtë 3 mujor është rritur me 3.8 për qind.  

Por, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tërësi është rritur 0.2 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 6.8 br>

 Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.