Dalja e informacionit, Vatikani ngre skuadër gjurmimi

Pjesëtarët e stafit të Vatikanit të cilët kanë nxjerrë letra të sikletshme për korrupsion dhe nepotizëm në këtë shtet të vogël, do të gjurmohen nga një skuadër speciale e përbërë nga kardinalë e që do të drejtohet nga një anëtar i lartë i grupit fetar, "Opus Dei".
I zemëruar nga publikimi anonim i dokumenteve të Vatikanit në shtyp gjatë këtij viti, i ashqujaturi skandali "Vatileaks", Papa Benedikti ka caktuar 82-vjecarin, kardinalin Julian Herranz, për të drejtuar një skuadër me tre pjesëtarë, të cilët do të marrin në pyetje dhe do të hetojnë përmes dokumentacionit për të gjetur përgjegjësit e rrjedhjes së informacionit.
Me anë të një njoftimi në gazetën e përditshme të Vatikanit, paralajmërohej se skuadra ka mandat pontifik për të hedhur dritë të plotë mbi ata që kanë nxjerrë dokumentetet. Në këto të fundit flitej për çështje të dyshimta vjedhjesh dhe mbajtjen e llogarive false.
Kreu i hetimeve, Herranz ka qenë për një kohë të gjatë sekretar personal i Josemaria Escriva , tashmë themelues i "Opus Dei", një grupim i akuzuar shpesh për metoda të fshehta aktiviteti, kontroll strikt mbi anëtarët e tij dhe ndikim të madh brenda mureve të Vatikanit, një reputacion që ia shtoi së tepërmi trilleri i Dan Brown, "Kodi i da Vincit".
Albanian Screen
Add new comment