Zhduken shqiptarët e Ohrit, mbesin 6 për qind

Postuar në 30 Prill, 2012 03:47

-Dikur Ohri ishte qytet i rëndësishëm për shqiptarët, si për nga prezenca ashtu edhe për ndikimin e madh të banorëve të tij për kauzën shqiptare. Madje, në momente të caktuara të Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX, Ohri nga patriotët shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur nga perandoria osmane. Mbi 80 % e banorëve të Ohrit kanë qënë shqiptarë. Por, sot pas njëqind vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë. Tashmë, edhe prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe padyshim shpërnguljet në drejtim të Turqisë dhe migrimet më të vonshme drejt Evropës dhe Amerikës kanë bërë të vetën në boshatisjen e këtij qyteti. Qyteti i cili në mesjetë qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kanë dalë luftëtarët e mëdhenj të pavarësisë shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera, sipas regjistrimit të fundit numëron rreth 3600 banorë shqiptarë ose rreth 6 % të numrit të përgjithshëm të banorëve të Komunës së Ohrit. Nga vitin 1930 deri në vitin 1945 midis Pogradecit dhe Ohrit ka pasur një linjë komunikimi nëpërmjet një vapori i cili vinte çdo ditë nga Ohri në Pogradec duke transportuar njerëz në të dy anët e kufirit dhe mallra ushqimore dhe industriale. 
(Lexo me shume sot tek Gazeta Shqiptare)

 

Bardhyl Berberi

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.