ILO: Papunësia ka arritur nivele alarmante

Postuar në 30 Prill, 2012 03:55

 

Organizata Botërore e Punës ka paralajmëruar se situata e papunësisë në botë është alarmante dhe ka pak gjasa që të përmirësohet së shpejti. Sipas agjencisë, masat e kursimit, sidomos në ekonomitë në zhvillim po dëmtojnë  krijimin e vendeve të reja të punës.  Zyrtarë të ILO bëjnë me dije se situata ka pak gjasa të ndryshojë, duke qenë se ekonomia në mbarë botën vazhdon të bjerë, e gjithmonë e më tepër njerëz po mbeten pa punë. Norma e lartë e papunësisë ka qenë një shqetësim në SHBA dhe ekonomitë e tjera të mëdha e ka dëmtuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale. "Gjatë dy viteve që vjen, ka pak gjasa që ekonomia të rritet me ritme të kënaqshme aq sa të mbyllë defiçitin e vendeve të punës, e të sigurojë punë për 80 milionë njerëz që pritet të hyjnë në treg në këtë periudhë",-thuhet në raportin e fundit të Agjencisë.  Analiza vjen në një kohë që disa nga ekonomitë më të mëdha në eurozonë po marrin masa të reja kursimi. Sipas Agjencisë, kursimet jo vetëm që nuk kanë ulur defiçitet, por edhe kanë dëmtuar rritjen e aktivitetit ekonomik, që si pasojë ka dhënë efekte edhe në tregun e punës. Të dhënat e javës së shkuar tregonin se norma e papunësisë në Spanjë shënoi një rekord të ri prej 24.4 për qind në fund të marsit.  Edhe në Francë, ajo u rrit për të 11 muaj me radhë. Sipas ILO-s, nëse nuk ka ndryshim në politikat qeverisëse, tregu i punës do të vazhdojë të jetë i ndrydhur deri në fund të 2016-ës dhe rritja ekonomike në rajon do të ngadalësohet edhe më.  "Përqendrimi te kursimet, duke thelluar krizën e punës mund të çojë në një tjetër recesion në Europë",-tha Raymond Torres, autor kryesor në raport. Megjithatë, sipas tij, punësimi në ekonomitë në zhvillim po rimëkëmbej shumë më shpejt dhe se ka kaluar nivelet e para të krizës.  Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.