Aleanca Kundër Importit të Plehrave: KQZ shkeli afatet ligjore

Postuar në 24 Qershor, 2012 04:59

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i kërkon KQZ të respektojë afatet ligjore në lidhje me firmat për referendum. Akuzat e KQZ për faslifikim të firmave, përfaqësuesit e aleancës i kanë konsideruar si qesharake. 

‘Dorëzimi nga grupi nismëtar i kërkesës për referendum dhe i firmave është bërë në KQZ në datën 13 mars 2012, me numër protokolli 6531/3, gjë që është lehtësisht e verifikueshme për çdo qytetar apo institucion të interesuar. Rrjedhimisht, afati prej 90 ditësh që KQZ ka në dispozicion sipas nenit 128 të ligjit 9087, date 19.06.2003 ka përfunduar që në datën 11 qershor 2012. KQZ, vazhdon edhe sot të mbetet në shkelje të afatit ligjor’,-deklaroi koordinatori i AKIP Lavdosh Ferruni. 

‘E ftojmë KQZ-në që në vend të deklaratave bombastike për falsifikime të shprehet nëse ekzistojnë apo jo 50 mijë firma të rregullta në mbi 62 mijë firma që ne kemi dorëzuar pranë saj. Me akuzat e saj qesharake se 70% e firmave janë te falsifikuara, KQZ na akuzon se kemi vjedhur rreth 43 mijë karta identiteti të qytetarëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre.Në konkluzion i kërkojmë KQZ-së që te veproj në përputhje me pozicionin e saj kushtetues si një institucion zgjedhor dhe jo si një organ i akuzës’,- apeloi Ferruni. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.