Plazhi i Vlorës, i pushtuar nga ujërat e zeza

Postuar në 24 Qershor, 2012 05:05

Në plazhin e vjetër të Vlorës nuk ka çesma, dushe, kosha mbeturinash e sikur të mos mjaftonte ai është pushtuar nga ujrat e zeza, era e rëndë e të cilave ndjehet në të gjithë hapsirën e plazhit. Por pushuesit që nuk mund të paguajnë çadrat apo shezlonet në plazhet private e kanë të vetmen mundësi plazhin e vjetër, si e vetmja hapsirë publike e mbetur në qytetin e Vlorës.  

"Është frika e madhe e infeksionit. Është komplet i kontaminuar, është me fekale, të mos them më të fortën. Plus tragetet që janë këtu, çfarë shkarkojnë e çfarë nuk bëjnë. Këtu kush të mundet të prishë, se për të rregullar s'po shohim gjë",-thotë një pushues.

"Mirë do ishte që bashkia këtu të kishte një vend për grumbullimin e plehrave sepse qytetarët konsumojnë, I lënë plehrat aty ku pushojnë",-shprehet një tjetër.

Në matjet e fundit të nivelit të ndotjes të ujrave në plazhin e vjetër ato ishin 12 herë më të larta se norma e lejuar, duke vënë në rrezik shëndetin e pushuesve. E vetmja masë që bashkia e qytetit ka marrë për këtë sezon ka qenë plugimi i brezit të rërës.

 

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Bashkia Vlore ka shkateruar turizmin e Vlores duke dhene leje ndertimi pa fund ne plazhin e Vlores dhe te gjitha ndertimet me lejen e Bashkise derdhin ujerat e zeza ne det po me lejen e Bashkise. Ky eshte modeli qeverises socialist lokal qe ka rrezik shume shpejt mund te behet model qeverises edhe qendror dhe atehere humbet cdo shprese se ndonje gje mund te rregullohet ne kete vend. Nuk me shkon ne mend te them se demokratet kane qeverisur bregdetin me mire se edhe ata kur i kishin bashkite ndaj dhe u ndeshkuan me vote, por ajo qe te acaron eshte se ata qe kane mbytur bregdetin me mut fajesojne per cdo gje Berishen! Po detin kush ua mbyti ne mut vlonjateve, Berisha??? E majta perfaqeson agje me shume se sa nje alternative identike ndaj dhe gjithe politika elektorale e PS eshte sterile se ska cfare ofron me shume se urrejtjen per Berishen. Edhe nese fitojne socialiste ne 2013, perseri deti i vlonjateve dhe gjithe shqiptareve edhe ne 2013 edhe ne 2014 perseri ne mut do te mbytet!!!</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kulture aranaute.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.