Kryeministri grek Samaras, letër udhëheqësve të BE

Kryeministri grek Antonis Samaras iu ka dërguar letër presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, dhe 26 udhëheqësve të Bashkimit Evropian, të cilën do ta dorëzojë Presidenti i Republikës Karolos Papulias, gjatë samitit të ardhshëm në Bruksel.
Papulias niset për në Bruksel, sot në ora 17:00, ku do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër në Samitin e BE-së, si kreu i delegacionit grek në pamundësi të pjesëmarrjes së Samaras pas operacionit në sy.
Kryeministri Samaras pohon në letrën e tij, ndër të tjera, se vendimi i fundit i popullit grek me votë, dëshmoi vendosmërinë e tij për të qëndruar në euro dhe se ky është edhe qëllimi i qeverisë.
Samaras gjithashtu ngre çështjen e përditësimit të Memorandumit të masave, nëpërmjet ndryshimit dhe zëvendësimit të masave që nuk kanë funksionuar.
Dje kryeministri ka pasur kontakte telefonike me udhëheqësit evropianë. Kryeministri foli me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin e Holandës, Mark Root, kryetarin e Eurogrup Junker Jean-Claude dhe kryetarin e Partive Popullore Europiane Ëilfried Martens.
Ndërkohë në Athinë, ministri i sapoemëruar i Financave Janis Stournaras numëron orët deri në mbërritjen e misionit të Trojkës.
Ekonomia greke është në recesion në vitin e katërt (në tremujorin e tretë recesioni pritet të tejkalojë 9%), fondet shtetërore kanë vetëm 2 miliardë euro për pagat dhe pensionet, spitalet nuk kanë materiale për kirurgji, fondet e pensioneve IKA kanë nevojë për financime shtesë, organet tatimore nuk mbledhin taksat, bankat janë nën presion të madh etj, ndaj që në takimin e parë me Trojkën do të diskutohen; kësti i palëvruar i ndihmës, paratë e nevojshme pëër rikapitalizimin e bankave, çështja e mangësive në mbledhjen e të ardhurave, borxhet e ndërmarjeve publike, evazioni fiskal etj.
"Duhet të jemi realistë, ne kemi një rrugë të vështirë përpara, por Greqia ka potencial të madh", tha ministri i ri i Financave, Stournaras që vuri në dukje se dy ditë pas zgjedhjeve të 17 qershorit dhe pas formimit të qeverisë së re, janë kthyer në sistemin bankar vendas, gati 2 miliardë euro.
Ballkanweb.com
Add new comment