Van Rompuy ndalon Euro2012 në samit

Postuar në 29 Qershor, 2012 06:14

Të enjten në mbrëmje ndeshja e Euro 2012, Itali-Gjermani përcolli emocione të shumta edhe në ambientet ku futbolli nuk është shumë i pranuar. 

Një gjë e ngjashme ndodhi në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel, ku po zhvillohet samiti i liderëve europianë, që nga ana e tyre po luajnë “ndeshjen” e shpëtimit të euros. 

Megjithatë ¾ e sallës së shtypit ishte e përqëndruar tek derbi klasik që po luhej në Varshavë.

Befas presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ngrin shpresat e atyre gazetarëve që shpresonin të ndiqnin takimin në

 

ekranin e sallës së shtypit në Bruksel. 

“Këtu po bëjmë gjëra serioze”, tha ai, kaq duhej që kërkesa e gazetarëve për të ndjekur një prej takimeve më të rëndësishme të këtij Europiani të anulohej.        

 

top-channel.tv   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.