Çmimi i energjisë, CEZ e ble më lirë nga KESH

Tarifa e energjisë që KESH i shet kompanisë CEZ Shpërnadraje do të ulet. Enti Rregulltator i Energjisë miratoi në mbledhjen e Bordit uljen e tarfiës së energjisë nga 2.8 lekë për kilovat orë në 2.2 lekë për kilovat orë.
Me këtë vendim ERE rishikoi tarifën e furnizuesit publik me shumicë dhe deri në vitin 2014 KE do t'ja shesë energjisë CEZ-it vetëm me 2.2 lekë për kilovat orë.
Burimet nga ERE sqaruan se një vendim i tillë u mor për të lehtësuar borxhin e KESH-it ndaj kompanisë CEZ. Afro 16.8 për qind e mosarktimeve është borxh i keq i mbartur tek CEZ. Ky vendim nuk ndryshon aspak tarifimin e energjisë për konsumatorët familjarë.
ERE sqaron se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për konsumatorët, ai do të jetë i njëjtë deri në vitin 2014.
Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë është i përcaktuar në dy blloqe, blloku i parë deri ne 300 këh është 7.7 lekë dhe i dyti dyti mbi 300 këh tarfiohet me 13.5 lekë.
Për biznesin çmimet variojnë në bazë të sektorëve. Albanian Screen
Add new comment