Japoni, protesta kundër rifillimit të punës në reaktorët bërthamorë

Postuar në 29 Qershor, 2012 13:50

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së kryeministrit të Japonisë në Tokio për të protestuar kundër planit të qeverisë për të rifilluar punën e reaktorëve bërthamorë. Ata mbanin në duar parrulla ku shkruhej "Epoka bërthamore ka marrë fund."

Më 16 qershor, kryeministri Joshihiko Noda aprovoi rifillimin e punës së dy reaktorëve në uzinën Oi në perëndim të Japonisë, pavarësisht humbjes së besimit të publikut në teknologjinë bërthamore, pas katastrofës së vitit të kaluar në Fukushima.

Edhe pse Noda ka deklaruar në dhjetorin e kaluar se centrali Fukushima ishte nën kontroll, 92 për qind e të anketuarve në një sondazh kanë shprehur frikën e tyre për situatën e atëhershme. I njëjti studim ka treguar se 80 përqind e të intervistuarve favorizojnë heqjen dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.