Skandali, UEFA manipulon imazhet televizive

Ishin lot emocionesh dhe jo dhimbjeje, por që u përdorën për një mashtrim të vogël mediatik. Tifozja gjermane, të cilën e gjithë bota e pa duke qarë pas golit të Mario Balotelit në ndeshjen Itali-Gjermani të ejten e kaluar, ka rrëfyer të vërtetën për një të përditshme të Mynihut.
“Në të vërtetë u emocionova gjatë prezantimit të skuadrave dhe ekzekutimit të himnit kombëtar”,- ka thënë ajo, duke mohuar se ato lot ishin derdhur në momentin e golit të Italisë. Kështu edhe një herë UEFA, tregoi një tendencë të rrezikshme për të manipuluar imazhet, duke inatosur edhe rrjetin televiziv gjerman ARD, i cili transmetoi ndeshjen dhe duke shkaktuar kritika të forta për gjuhën e komentatorëve të tij.
“Jemi të habitur dhe të irrituar”,- ka thënë një prej drejtuesve të televizionit ARD, ndërsa theksoi se ideja brilante për të seleksionuar imazhet dhe për ti përdorur në momentet më oportune i kishte ardhur përgjegjësve të regjisë televizive të UEFA-s.
Dikush do ketë menduar se tifozja po ekzagjeronte në ato momente, duke qënë se kishte kohë deri në fundin e ndeshjes, megjithatë imazhi ishte tepër i fortë emocionalisht. Por, për fat të keq nuk ishte i vërtetë. Për UEFA-n ky është incidenti i dytë i këtij lloi që nga fillimi i kampionatit Europian. Federatës gjermane të futbollit nuk i ka pëlqyer, aspak vendimi i UEFA-s për të transmetuar imazhet e trajnerit Lew, ndërsa bënte shaka me një nga djemtë e vegjël të topave, gjatë pushimit të ndeshjes Gjermani-Hollandë, kur në fakt e gjithë skena kishte ndodhur përpara fillimit të ndeshjes.
Ballkanweb.com
Add new comment