Sulmet neonaziste, dorëhiqet “kryespiuni” gjerman

Kreu i shërbimeve sekrete gjermane, Heinz Fromm i akuzuar gjatë hetimeve për krime raciste neonaziste, dha dorëheqjen sot, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane.
Një grup prej tre ekstremistësh, dy burra, të cilët kanë vdekur dhe një grua aktualisht në paraburgim, u pagëzua me emrin "Fshehtësia Nacionalsocialiste" (NSU) dhe dyshohet për vrasjen e nëntë shtetasve të huaj, përfshirë tetë turq, gjatë periudhës 2000-2006, si dhe një polic në vitin 2007.
Zbulimi i grupit ekstremist NSU kishte shkaktuar një tronditje në Gjermani, pasi për vite hetuesit dhe shërbimet sekrete nuk i kanë marrë në konsideratë krimet raciste.
Në një ceremoni solemne në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi ndjesë publikisht familjeve të viktimave të akuzuar gabimisht për këto vrasje.
Ballkanweb.com
Add new comment