Raporti i KE: Papunësia, strehimi, emigrimi, plagët e reja të Greqisë

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:00

Në raportin për situatën sociale në vendet e BE, Komisioni Evropian vëren se papunësia, strehimi dhe emigrimi në Greqi, shënojnë shifra shumë shqetësuese. 

Sipas raportit të KE, në tremujorin e parë të 2012-s, vendet e punës në Greqi u reduktuan rreth 400 000, dmth rreth 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Komisioni nënvizon se situata do të përkeqësohet në 6 mujorin e dytë të 2012-s.

Ndërkohë që tragjike vlerësohet edhe gjendja e të pastrehëve në Greqi. Numri i të pastrehëve është rritur dhe ka arritur në 20 000. Mbi gjysma e të pastrehëve janë në Athinë dhe dhe në Pire, 11 000, (nga të cilët 8 000 janë shtetas grekë). 

Sipas KE, 7 në 10 të rinj janë gati të largohen nga Greqia dhe deri tani kanë emigruar jashtë vendit 50 000 grekë. Vala e re e emigrimit përfshin moshat 15-35 vjeç, të cilët deklarojnë se janë të vendosur të largohen nga vendi për të gjetur punë jashtë Greqisë, nëse ju jepet shansi, sepse papunësia është në rritje. 

Ndërkaq mediat gjermane publikojnë një raport të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, ku thuhet se në 6 mujorin e dytë të 2012-s, do të vërehet rritje e emigrimit e grekëve dhe spanjollëve drejt Gjermanisë, një nga ekonomitë më të mëdha të Europës, ku kanë kërkuar punë rreth 15 000 grekë dhe 13 000 spanjollë. 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.