Beteja me recesionin, Samaras: Do të rishikojmë politikat

Postuar në 07 Korrik, 2012 15:22

Greqia nuk do të kërkojë ndryshimin e objektivave të përgjithshëm të përfshirë në planin e kreditimit, por shpreson që të rishikojë politikat që pengojnë në arritjen e këtyre qëllimeve. Kështu ka deklaruar kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras, ndërsa shpaloste prioritetet e qeverisjes së tij. Si kundër dhe pritej, Samaras premtoi një kthesë të rëndësishme në ekonominë e vendit, përshpejtim të privatizimeve dhe hapa të përshpejtuar për reformat që do të rikthenin investitorët në Greqi.

"Ne jemi duke kërkuar për ndryshime në programin që mund të arrijmë objektivat e vendosur, veçanërisht në ato pjesë që janë të intensifikuar për shkak të recesionit. Do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar atë që duhet të ndryshojë, për të luftuar recesionin, në mënyrë që vendi të përmbush objektivat e veta. Kështu që mund të dalim nga kriza dhe që ekonomia të mos ketë më kurrë nevoja për një program shpëtimi. E gjithë kjo do të ndodhë duke garantuar që vendi ynë të mbetet brenda Europës dhe euros", deklaroi kryeministri grek.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.