Zbulohet në Bërzhitë arsenali me predha nga Lufta e Dytë Botërore

Postuar në 09 Korrik, 2012 01:17

Ndërtimi i rrugës Tiranë - Elbasan ka nxjerrë në dritë një numër të madh predhash, të cilat dyshohet që janë aty që nga Lufta e Dytë Botërore. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se këto predha janë gjetur nga punëtorët e firmës, gjatë gërmimeve që ata po kryenin për ndërtimin e rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin. Predhat janë gjetur në afërsi të fshatit Bërzhitë dhe në bazë të të dhënave paraprake ato mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, por do të jenë ekspertët xhenier ata që do të përcaktojnë me saktësi vjetërsinë e tyre. Ndërkaq, të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë gjenden predha, por ato të zbuluara pak ditë më parë janë në numër më të madh. Edhe banorët e zonës e pohojnë këtë fakt duke shtuar se prej vitesh në atë zonë janë gjetur sasi municioni të lëna aty prej shumë vitesh. 

Nga ana tjetër, punëtorët që bënë zbulimin kanë njoftuar menjëherë forcat e Policisë së Tiranës, të cilat pasi kanë identifikuar vendndodhjen e predhave, kanë rrethuar zonën dhe nuk kanë lejuar asnjë person të afrohet. Bëhet e ditur se, prej disa ditësh efektivët e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet janë duke ruajtur predhat deri në largimin përfundimtar të tyre nga ana e forcave të specializuara.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.