Peugeot shkurton 8 mijë vende pune në Francë

Deri në 2014 grupi Peugeot Citroen do të suprimojë tetë mijë vende pune në Francë. Prodhuesi numër një i automobilave në vend ka lajmëruar mbylljen e një dege prodhimi, atë në Aulnay sous Bois, ku aktualisht prodhohet Citroen C3.
Uzina pranë Parisit, punëson më shumë se 3.000 punëtorë.
Një fabrikë e dytë në Rennes, në Francën perëndimore do të shkurtojë 1.400 vende pune nga 5.600 gjithsej si kundërpërgjigje ndaj kërkesës në rënie për makina të mëdha si Peugeot 508 dhe Citroen C5. Reth 3.600 vende pune do të shkurtohen në të tjera nivele të kompanisë. Sindikatat kanë reaguar ashpër duke akuzuar drejtuesit e Peugeot se kanë fshehur të vërtetën e suprimimet duhet të ishin paralajmëruar rreth 1 vit më pare.
Vendimi vjen pas rezultateve shumë negative të vërejtura në gjysmën e parë të vitit 2012, të ndjekura nga përgjysmimi i fitimit neto të regjistruar në vitin 2011. Grupi automobilistik ka shënuar humbje prej 700 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Shkaqet, sipas burimeve të afërta me kompaninë janë të lidhura me rënien e tregut automobilistik që çoi në shitje të reduktuara të grupit me afro 8 për qind. Masat e fundit pasojnë shkurtimin e 6.000 vendeve të punës të shpallura vitin e kaluar, ku përfshiheshin dhe 2.500 kontraktorë.
Albanian Screen
Add new comment