Serbia nuk do të ketë më “ministri” për Kosovën

Postuar në 17 Korrik, 2012 04:52

Deri në fund të kësaj jave, Serbia do të vendos nëse do të ketë “ministri” apo “zyrë” për Kosovën në kuadër të qeverisë së re, ndërsa në kuadër të çdo resori do të ekzistoj sektori për problemet e Kosovës. 

“Kjo do të thotë se pas zyrës, për udhëheqjen e së cilës kandidat është kryetari i komunës paralele serbe të Mitrovicës, Krstimir Pantic, do të ekzistojnë edhe ekipet e njerëzve në kuadër të ministrive të cilat do të merren me arsimin , financat, jurisprudencën në Kosovë...”. 

“Secili sektor, si dhe Zyra do të bashkëpunojnë dhe gjithnjë do të vëzhgojnë situatën në Kosovë. Por vendimi përfundimtar për Zyrën do të merret deri në fund të javës, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të SNS-së, partisë që fitoj zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi”, raporton “telegrafi”. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.