Obama autorizon mbështetjen e CIA-s për rebelët sirianë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:13

Presidenti amerikan, Barak Obama, autorizoi mbështetjen e shërbimeve sekrete për rebelët sirianë, bën të ditur agjencia e lajmeve DPA.

Vendimi ishte nënshkruar gjatë muajve të kaluar dhe i lejon CIA-s dhe agjencitë e tjera t’u ofrojnë forcave opozitare mbështetje të fshehtë, raportoi të mërkurën mbrëma CNN, duke cituar zyrtarë anonim të Shteteve të Bashkuara. 

Natyra e ndihmës nuk specifikohej, por raporti citoi burimet diplomatike të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara po e vinin në dispozicion inteligjencën e tyre për veprimet e trupave siriane. 

Pas disa dështimeve të Këshillit të Sigurimit në miratimin e një rezolute për krizën në Siri, administrata amerikane pati paralajmëruar se do të rriste mbështetjen për veprimet anti-qeveritare në këtë vend. 

Mësohet, ndërkohë, se Uashingtoni do të shtojë diku 10 milionë dollarë në fondin ndihmës për rebelët duke e çuar në 25 milionë dollarë shumën e kontributit të tij për Sirinë. 

Një video e publikuar një ditë më parë, ndërkaq, tregonte rebelët duke vrarë disa besnike te regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Assad. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.