Citibank: Qeveria greke nuk do të rezistojë, Greqia del nga euro

Koalicioni grek Demokracia e Re, PASOK dhe DIMAR do të prishet para përfundimit të vitit, për shkak të vështirësive që do të hasë në në zbatimin e masave financiare shtrënguese. Ky është vlerësimi i shprehur në raportin e datës 2 gusht 2012, nga Citibank.
Analistët këmbëngulin në daljen e Greqisë nga euro, që sipas tyre ka 90% shanse të ndodhë gjatë 12-18 muajve të ardhshëm dhe 50%-75% shanse akoma më herët, duke pasur parasysh se koha kritike është në shtator, kur pritet të publikohet edhe raporti i Trojkës.
Sipas analizës, duket se ekziston një hendek i madh dhe ndoshta i pakalueshëm mes reformave dhe përmirësimeve buxhetore të kërkuara nga kreditorët në njërën anë, dhe asaj që është e mundshme ekonomikisht dhe politikisht në Greqi nga ana tjetër.
Citi vlerëson se me afrimin e shpëtimitë të mundshëm të Spanjës dhe Italisë, komentet e Trojkës dhe politikanëve të tjerë evropianë, tregojnë se ata po bëhen gjithnjë e më pak të duruar me Greqinë.
Në përgjithësi, thotë raporti, përkeqësimi në standardet e jetesës në Greqi dhe problemet sociale në rritje si të pastrehët, uria dhe rreziku i trazirave të dhunshme, janë burimet e shqetësimit.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment