Fotot drejt zhdukjes, veprat e Kristaq Sotirit 'pa shtëpi'

Postuar në 05 Gusht, 2012 12:22

Mbi 500 fotografi dhe rreth 15.000 negativë në xham dhe pllaka gjenden në një mjedis të vogël, nën shkallët e shtëpisë së ish fotografit të talentuar korçar të shekullit të kaluar Kristaq Sotiri. Ato janë ruajtur me fanatizëm në fillim nga vetë fotografi, më pas nga djali e vjaza e tij dhe tani nga mbesat.Siç shihet,kushtet nuk janë aspak të përshtatshme dhe ky arkiv për shkak të ruajtjes në këtë mjedis prej 80 vjetësh rrezikon të dëmtohet.

"Në rast se do të bëhej një laborator apo një vend i përshtatshëm, siç është bërë tek Marubi, një muze që të mos transferohen fotot në Tiranë, sepse kjo është një gjë që nuk do e dëshironim. Por në rast se do të bëhej këtu në ambientet e  shtëpisë sonë, ose në ambient tjetër një laborator i posaçëm, për ruajtjen, pastrimin shumëfishimin, dixhitalizimin e tyre ne do të ishim shumë dakord", thotë Kristina Pecani, mbesa e Kristaq Sotirit. 

Vlerat  e këtij arkivi janë sa artistike dhe historike.Në foto,por veçanërisht në mijra pllaka,është fiksuar me një art të rrallë  kultura, zakonet, traditat por mbi të gjitha  historia e trevës së Korçës dhe gjithë Shqipërisë së jugut.Mbesa e Kristaq Sotirit bën apel që shteti, minstria e Kulturës apo bashkia e Korçës të drejtojnë vëmendjen tek këto vlera. Ajo afron edhe mjedise të shtëpisë apo oborrin e saj si truall për të ndërtuar një laborator ku fondi të inventarizohet, pastrohet, kartelizohet dhe të dixhitalizohet e të vihet në shërbim të studiuesve e historanëve. Pse jo të ketë një mjedis të vizitueshëm për këdo që dëshiron të njohë  vlerat e tij.   

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.