Kriza në Siri, OKB: 150 mijë kanë lënë vendin

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:49

Një numër gjithnjë në rritje civilësh janë duke u larguar nga luftimet e rënda veçanërisht në Aleppo, duke e çuar në total në rreth 150 mijë numrin e refugjatëve të regjistruara në katër shtete fqinje.  Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). 

"Zyrat e UNHCR-së në Liban, Turqi, Jordani dhe Irak pas të gjitha raportimeve e rrit ndjeshëm numrin e refugjatëve nga Siria. Sipas të dhënave të cilat kryesisht reflektojnë numrin e njerëzve që janë regjistruar ose janë në proces regjistrimi  flet për një total prej 146,667 njerëzish  të larguar",-tha Adrian Edwards, zëdhënës i Komisionerit të Lartë për Refugjatët (UNHCR), një konferencë shtypi në Gjenevë.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve përfshin mbi 50 mijë të regjistruar në Turqi, ku më shumë se 6 mijë sirianë kanë arritur vetëm këtë javë. Rreth 50 mijë refugjatë janë regjistruar dhe në Jordani, mbi 36 mijë në Liban e mbi 13 mijë në Irak, ku në një masë të madhe po kthehen, edhe irakianët që kishin emigruar aty për shkak të situatës së trazuar ne vendin e tyre.  Refugjatë sirianë kanë udhëtuar dhe në vende të tjera përfshirë Algjerinë, Egjiptin apo Marokun.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.