Fuchs: Gjermania do përdorë veton mbi ndihmën për Greqinë

Gjermania do bllokojë ndihmën e mëtejshme financiare për Greqinë, nëse vendi dështon të përmbushë plotësisht reformat, siç është rënë dakord në bazë të paketës së shpëtimit. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë i qeverisë së Merkel.
“Gjermania do të përdorë të drejtën e saj të vetos, në qoftë se konsideron se Greqia nuk i ka plotësuar kushtet për ndihmën", tha Michael Fuchs, nënkryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet CDU, për gazetën Handelsblatt.
"Edhe nëse gota është gjysmë plot, kjo nuk është e mjaftueshme për të siguruar paketë të re ndihme", paralajmëroi Fuchs, duke theksuar madje se Gjermania nuk mundet dhe nuk ka për të pranuar, sepse ajo "ka arritur kufijtë e durimit".
Gjermania ekonomia më e madhe Europës, që ka kontribuar më së shumti në fondin e kreditimit të eurozonës, është duke pritur ashtu si partnerët e tjerë evropianë raportin e posaçëm të FMN-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, mbi zbatimin e Programit ekonomik të qeverisë greke.
Ky raport do të përcaktojë nëse Greqia do të marrë këstin e ardhshëm 31.5 miliardë Euro, të kredisë dhënë nën asistencën e projektit të dytë brenda dy viteve, të miratuar në shkurt.
Der Spiegel: Greqia do ta marrë këstin e kredisë
Revista gjermane Der Spiegel si rrallë herë bën një parashikim pozitiv për Greqinë. Ajo shkruan se Greqia do ta marrë këstin e kredisë.
“Trojka (BE, BQEdhe FMN), duket se po përgatitet për të hapur rrugën e për t’i thënë “po”, disbursimit të këstit të radhës të kredisë për Greqinë”, vlerëson revista dhe vë në dukje se Trojka veçoi “në mënyrë të papritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Greqia do të zbatojë masa shtrënguese me vlerë 11,5 miliardë euro në vitet 2013 dhe 2014”. Sipas saj, “kreu i misionit të FMN në Greqi, Paul Thompsen tha se “bisedimet shkuan mirë”, dhe se Trojka “vlerëson se u shënua progres sa i përket planit të privatizimit të resurseve shtetërore të Greqisë”.
Ballkanweb.com
Add new comment