Bulqizë, 66 minatorë në protestë: ACR të na lejojë t’i kthehemi punës

Rikthehen protestat në Bulqizë. 66 minatorë të zonës D, kanë nisur sot protestat përpara galerisë, për shkak se kompania ACR ka bllokuar punën e tyre, siç thonë ata. Sipas tyre ACR nuk i lejon t'i kthehen pnës me petendimin se kjo galeri nuk plotëson kushtet teknike për punë.
Minatorët deklarojnë se në galerinë D janë plotësua kushtet për të rinisur punën dhe i kërkojnë ACR t’i lejojë të kthehen në këtë galeri.
Miniatorët e Bulqizës shprehen se firma turke ka përfunduar tashmë rikonstruksionin e galerive, ndërsa i kujtojnë ACR-së se ata janë punëtorë me kontrata të rregullta.
Ballkanweb.com
Add new comment