Palestina “lobon” për njohje nga OKB

Postuar në 14 Gusht, 2012 15:59

Një zyrtar i lartë palestinez i kërkoi diplomatëve të huaj në Jeruzalem që të mbështesin një nismë të re të vendit të tij për të fituar njohje nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Hanan Ashrawi, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Çlirimit të Palestinës, deklaroi se një “përpjekje e tillë përbën një test mbarëbotëror për konsensusin dhe zotërimin e ligjit”. 

Palestina njihet si shtet i pavarur nga shumica e vendeve të botës, përfshi edhe Shqipëria e dy anëtarët me të drejtë veto të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina.

Megjithatë, SHBA, Franca dhe Britania, tre anëtarët e tjerë me të drejtë veto, nuk e njohin dhe vazhdojnë të kundërshtojnë çdo nismë për njohje ndërkombëtare.

Aktualisht, Palestina është vetëm një anëtar me të drejta të pjesshme të OKB-së, në mbledhjet e së cilës merr pjesë vetëm në rolin e vëzhgueses.

Më parë gjatë vitit, SHBA tërhoqi kontributin e saj për organizatën kulturore “UNESCO”, pjesë e OKB-së, pasi në të u pranua anëtarësimi me të drejta të plota i Palestinës.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.