Ekspertët: Greqia mund të dalë nga eurozona në shtator

Postuar në 16 Gusht, 2012 10:40

Ditë e re parashikime të reja për daljen e Greqisë nga eurozona, njofton sot media greke, por kësaj here ajo thekson se kjo mund të ndodhë muajin e ardhshëm. 
"Pyetja është kur dhe jo nëse. Muajin e ardhshëm në Gjermani do të ketë Ratifikim të Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM) dhe është e mundur të shihni situatë në të cilën 
Greqia të dalë nga eurozona. ESM është ratifikuar. Spanja edhe Italia hyjnë dhe kërkojnë para. Ekziston ndjenja se koha po kalon", deklaroi për CNBC-në Paul Dey, një nga ekonomistët kryesorë në "Market securities". 

Ai shtoi se presioni mbi shtetin problematik të kohëve të fundit është intensifikuar, numrat kurrsesi nuk përshtaten dhe prandaj disa politikanë evropianë e shqyrtojnë seriozisht të ardhmen e eurozonës pa Greqinë. 

"Këtë e kemi parë shumë herë. Njerëzit duhet të ngrenë duart dhe të thonë se kjo nuk do të funksionojë dhe Greqia duhet të largohet. Shumica në Evropë dëshiron që projekti evropian të ketë sukses, politikanë në Gjermani dëshirojnë që euroja të mbetet e bashkuar, por nuk është e detyrueshme që Greqia të jetë pjesë e kësaj", thotë Dey. 

Ndërkohë, miliarderi amerikan dhe eksperti ekonomik, Wilboor Ross deklaroi se Greqia është në gjendje akoma më të keqe nga ajo që mendojnë njerëzit. 

"Unë jam për daljen e Greqisë nga eurozona, edhe nga pikëpamja e Greqisë edhe nga pikëpamja e Bankës Qendrore Evropiane", tha Ross për CNBC, pas paralajmërimeve se qeveria greke do të kërkojë vazhdimin e afatit për zbatimin e masave për kursim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.