Greqia përgatit shkurtime të tjera

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:12

Zbatimi i reformave strukturuese në vendet periferike të zonës euro, si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar por nuk ka zgjidhur tërësisht ekuilibrat e brendshëm të zhvilluar nga këto vende para krizës. 

Kështu thotë agjencia ndërkombëtare e kreditimit “Moody’s”, e cila nënvizon se korrektimi është plotësuar deri në gjysmë të rrugës dhe mund të kërkojë vite të tjera për të përfunduar. 

Ndërkohë, qeveria greke ka aprovuar një paketë të re shkurtimesh të shpenzimeve publike me vlerë 13.5 miliardë euro dhe jo më 11.5 miliardë, siç ishte kërkuar dikur nga trojka për ndihma të mëtejshme ekonomike. 

Lajmin e ka bërë të ditur mëngjesin e së martës shtypi helen. Ndërkohë, nga Berlini fjalët e zëdhënësit të ministrit të Financave Wolfgang Shcaeuble kanë ndikuar negativisht në tregje ditën e sotme, duke shkaktuar një ndërhyrje të ashpër të BQE-së. 

Martin Kotthaus ka deklaruar se është “shumë problematike” hipoteza për vendosjen e kufirit të taksave, që do të sillte një ndërhyrje të BQE-së në tregun e bondeve. 

Komenti në fjalë nuk i ka pëlqyer Eurotoëer, një ditë pasi Bundesbank zbriti në fushë me shumë energji, duke sulmuar “planin e blerjes” së titujve të prezantuar nga Mario Draghi. 

E ndërsa qeveria gjermane është e përqendruar për të mbajtur të ulëta pritshmëritë nga takimi i së premtes së ardhshme mes Angela Merkel dhe kryeministrit grek Andonis Samaras, tregjet nga ana tjetër janë lëkundur pas deklaratës së zëdhënësit të Schaeuble. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.