Ngadalësohet ekonomia, më pak të ardhura nga TVSH e tatimit mbi fitimin

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:15

Buxheti i shtetit ka grumbulluar më pak të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar që është taksa që tregon konsumin dhe tatimin mbi fitimin, që dëshmon për gjendjen financiare të biznesit. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave rezulton se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, taksa kryesore, që është tatimi mbi vlerën e shtuar siguroi të ardhura në vlerën e 64.6 miliardë lekëve, ose rreth 1.6% më shumë se një vit më parë. 

Kjo normë rritjeje është lehtësisht më e ulët se inflacioni i regjistruar në pjesën e parë të vitit, çka do të thotë se në terma reale, të ardhurat nga kjo taksë kanë rënë, çka nënkupton, mes të tjerash se konsumi në vend paraqitet në rënie. Gjithashtu, tatimi mbi fitimin vazhdon të jetë në vlera më të ulëta se një vit më parë, duke konfirmuar vështirësitë që po kalon sipërmarrja, ndërsa të ardhurat nga akcizat janë pothuajse në vlerë të njëjtë.Rënia e konsumit dhe invetsimeve private janë shndërruar në problemin kryesor, me të cilin përballet aktualisht ekonomia jonë. 

Banka e Shqipërisë ka apeluar vazhdimisht gjatë këtij viti qytetarët dhe subjektet private që të rrisin konsumin dhe invetsimet, si një mënyrë për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë. Madje, sipas institucionit mbikqyrës bankar, rritja ekonomike e vendit këtë vit do të varet pikërisht nga konsumi dhe invetsimet që do të bëjë biznesi. Por, konsumatorët dhe sipërmarja private, janë të pasigurtë nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në vend, si pasojë edhe e efekteve të krizës europiane po tregohen të kujdesshëm, duke pritur një moment më të mirë për të bërë shpenzime. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.