Samaras: Nuk duam para të tjera, por ajër të marrim frymë

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild kryeministri grek Antonis Samaras ka theksuar se Athinës i duhet pak më shumë kohë që ekonomia të rimarrë veten dhe të zbatohen reformat.
"Nuk kërkojmë më shumë para ... Ne duam pak hapësirë për të marrë frymë, të forcojmë ekonominë dhe të rrisim të ardhurat. Më shumë kohë, nuk do të thotë automatikisht më shumë para", tha në intervistë Samaras.
Duke iu referuar partnerëve evropianë, kryeministri grek theksoi se "duhet të braktiset psikologjia negative që e sheh Greqinë si një vrimë të thellë të zezë", dhe shton se "grekët votuan për një qeveri të re, në mënyrë që ta vendosin vendin në një kurs të ri".
Kthimi i Greqisë në dhrahmi, sipas Samaras, do të ishte një fatkeqësi për Greqinë. “Kjo do ishte një makth për Greqinë: kolaps ekonomik, trazira sociale dhe një krizë e paparë e demokracisë”, tha Samaras duke shtuar se në fund Greqia do t’i ngjante Republikës së Vajmarit."
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment