"Diplomacia greke e joshjes", analistët: Nuk do të funksionojë

Postuar në 22 Gusht, 2012 11:27

Diplomacia greke nuk do të ketë sukses në qëllimin për të blerë më shumë kohë nga Bashkimi Europian në zbatimin e reformave. Analistët ekonomikë në eurozonë hedhin poshte argumentin e kryeministrit Antonis Samaras se më shumë kohë nuk do të thotë më shumë para. 

Ekonomisti i tregjeve financiare, Gustavo Bagattini shprehet se më shumë kohë do të thotë që esencialisht, Greqia do të ketë nevojë për 20 miliardë euro fonde nga burime jo të vetat.

"Mund të kemi një ide se nga mund të gjenden këto para, nga këstet e FMN-së, sikundër edhe nga mbajtja pezull e uljes së shpenzimeve dhe pagesave që priten nga Greqia si pjesë e paketës së ndihmës. Në këtë mënyrë, duket qartë se bëhet fjalë për një aspekt të rëndësishëm dhe nuk do të kalojë si një kërkesë e thjeshtë. Mendoj se hapi më kryesor për Qeverinë e Athinës është vendosja e kredibilitetit se ajo mund të prodhojë rezultate në masat fiskale dhe reformat strukturore"- tha Bagattini.

Deri atëherë, vazhdon argumenti, gjasat janë që "diplomacia e joshjes" të mos funksionojnë. E kanë cilësuar kështu strategjinë e Samaras për të argumentuar kërkesën për shtyrje të afateve me nevojën për pak ajër frymëmarrës për ekonominë greke e asgjë më tepër.

Komentet e analistëve shkojnë në të njëjtën linjë me deklaratat e politikanëve, se Athina duhet të tregojë më shumë arritje dhe më pak premtime. Raporti i progresit të Trojkës Europiane pritet të jetë vendimtar për të gjitha negociatat e Athinës.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.