Merkel: Pikëllim për grekët

Kancelarja gjermane shprehu mbështetjen për qytetarët grekë në këto ditë të vështira që po kalojnë, të vënë në provë nga reformat ekonomiko-financiare që qeveria e Athinës është e detyruar të ndërmarrë për të tejkaluar krizën.
“Ndjehem e pikëlluar kur mendoj për përballimin e të tilla taksave, apo uljes së pensioneve për të moshuarit”, tha Merkel gjatë një takimi me qytetarë gjermanë në Berlin.
Greqia prej muajsh ndodhet në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian dhe opinionit ndërkombëtar, ndërsa loja për daljen apo jo nga Eurozona herë theksohet herë venitet.
Një eksponent i lartë i një partie aleate me Merkel në qeveri, pak ditë më parë deklaroi se Bashkimit Europian duhet të lërë Greqinë të dalë nga Eurozona. Kjo deklaratë u kritikua mjaft fort nga opinioni gjerman. Vetë kancelarja Merkel tha se gjithëkush duhet t’i mendojë mirë fjalët që nxjerr nga goja në publik.
Deklarata parapriu vizitën e kryeministrit grek, Samaras në Berlin, e zhvilluar të premten e javës që kaloi. Misioni i kryeministrit grek ishte të siguronte më shumë kohë dhe jo para për qeverinë e tij për zbatimin e reformave.
Por, të paktën nga deklaratat e para, kërkesa e Samaras nuk do të pranohet. Ministri gjerman i Ekonomisë ishte i pari që e rrëzoi këtë kërkesë duke deklaruar se “koha është gjithmonë para”.
top-channel.tv
Add new comment