Greva dhe protesta në Greqi, kundër shkurtimit të pagave

Postuar në 12 Shtator, 2012 07:59

Greqia është përfshirë nga greva dhe protesta të gjera të punonjësve, që kundërshtojnë paketën e kursimit me vlerë 11.5 mild euro, e cila parashikon shkurtime të pagave e pensioneve. 

Në këmbë janë mësues, profesorë, mjekë, ushtarakë, të punësuarit e qeverisjes vendore, të hoteleve, sindikatat e invalidëve etj. 

Mijëra punëtorë të komunave u mblodhën në Athinë dhe protestuan kundër uljes së pagave dhe pakësimit të financimit për qeverisjen lokale. Sipas tyre, shkurtimet ndikojnë në pakësimin e shërbimeve bazë për popullsinë, në shërbimet sociale si qendrat e kujdesit ditor, qendrat e kujdesit për të moshuar, në shkolla etj. 

Sindikatat e invalidëve u bashkuan gjithashtu me protestën. Punonjësit e spitaleve dhe mësuesit ndalën punën për disa orë, ndërsa personeli ushtarak mbajti një tubim proteste. 

Këto protesta zhvillohen një ditë pas marshimit të profesorëve të universiteteve dhe një tjetër proteste nga anëtarët e unionit të punës së partisë greke komuniste (PAME), të cilët bllokuan zyrtarët e Trojkës në hyrjen e ministrisë së punës për më shumë se një orë. 

Ndërkohë bisedimet në Athinë mes Trojkës dhe zyrtarëve të qeverisë janë në vazhdim e sipër dhe pritet të konkludojnë në shkurtime të thella të pagave, pensioneve dhe largime nga puna. Plani për të shpëtuar afro 12 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme, është thelbësor për zhbllokimin e pagesës së ndihmës, për të cilën vendi ka nevojë që të shmangë falimentimin. 

Dy liderët e partive të koalicionit, Fotis Kouvelis dhe Evangelos Venizelos, thanë se donin të shmangnin shkurtimet që ishin dhimbshme për njerëzit me të ardhura të ulëta.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.