"Kërcen" euro në 138.50, ulet dollari në 106 lekë

Euro, ka shënuar një forcim të ndjeshëm ndaj lekut këtë fund javë. referuar Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të shtunën me 138.50 lekë në blerje dhe 139.20 lekeë në shitje. Ndryshe nga java paraardhëse, kur euro u rrit për shkaqe të brendshme , – si rrjedhojë e blerjeve të mëdha të bankave që shfrytëzuan rastin për të blerë me shumicë monedhën evropiane pasi ajo kishte rënë në fillim të gushtit poshtë 137 lekëve- , këtë herë faktorët që kanë ndikuar në forcimin e euros janë të jashtëm.
Ekspertët shpjegojnë se, në bursat ndërkombëtare euro arriti sot mbi 1.5 dollarë, duke shënuar nivele të larta këmbimi. Ndërkohë dollari vazhdon të jetë i dobët, duke zbritur të shtunën në 106.46 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nga 108.9, që ishte në fillim të javës.Euro në këmbim me monedhën vendase lekun, ka nisur të shtrenjtohet. Rritja e vlerës së saj në muajin shtator ishte paralajmëruar më herët nga ekspertët e ekonomisë. Selami Xhepa një nga analistët më të zë të ekonomisë gjykon se, një euro e fortë do të thotë këste me të larta të kredisë dhe importe më të shtrenjta. Sipas tij, asryet e forcimit të euros në raport me lekun, janë për shkak të kushtëzimit dhe lidhjes së ngushtë që ka ekonomia jonë kombëtare me ekonominë e vendeve të BE-së, vetë kursi i këmbimit të monedhës sonë kombëtare në raport me euron, kushtëzohet dukshëm nga këto zhvillime.
"Ndërsa kaloi stina e verës, vijon ai, pra oferta monetare për shkak të prurjeve të emigrantëve pritet të bjerë, por ka edhe faktorë të tjerë që i kundërvihen kësaj tendence siç është konsumimi i mallrave të importuara që e nxisin kërkesën për euro, dmth pakësimi i prurjeve dhe rritja e kërkesës së brendshme për të siguruar importe, pra për të blerë euro në treg nga tregtarët e shumicës etj, mendoj do të kontribuojë në një shtrenjtim të saj, çka nuk është e dëshirueshme në kushtet e sotme",-tha Xhepa.
"Është e kuptueshme që shtrenjtimi do të sjellë efekte në borxhin publikm në kostot e çmimeve të mallrave dhe produkteve të ndryshme. Shtrenjtimi i euros nuk mund të mos mbartet te huamarrësit e bankave, duke vështirësuar më tej pozitën e tyre ",-theksoi ai.
Sezoni veror e dobësoi euron. Një euro gjatë sezonit arriti të këmbehej deri në 136 lekë. Prej një jave një euro këmbehet në treg me 138.44 lekë.
Ballkanweb.com
Add new comment