Kukës, administrata pa rroga. Arka e bashkisë bosh nga borxhet

Postuar në 16 Shtator, 2012 06:47

 

Punonjësit e administratës së bashkisë nuk mund të marrin rrogat, pronarët dëmshpërblimet dhe qytetarët kuksianë shërbimet që ofron bashkia. Shkak për këtë situatë është bërë gjendja financiare e arkës së bashkisë e cila është tkurrur ndjeshëm pasi pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore nuk shlyejnë detyrimet ndaj saj. Po ashtu është biznesi i ndërtimit dhe kryesisht ai i madh që nuk paguan taksat dhe tatimet në bashki duke bërë që të ardhurat e saj të planikikuara të mosrealizohen.
 "I jam drejtuar ministrit të Brendshëm zotit Noka me cilësinë e deputetit për të zgjidhur problemin e detyrimit që kanë institucionet e tjera ndaj bashkisë së Kukësit. Janë 60 institucione qëndrore dhe shuma në lekë është 94 milionë e 800. Ka pasur problem për moslikuidimin e pagave të administratës së bashkisë. Do të ngelet problem derisa administrata e bashkisë të bindet se duhet të vjelë të ardhurat për bashkinë e Kukësit. Deri atëherë ajo nuk do të marrë rrogë"- tha kryetar bashkie Hasan Halilaj.
 Debitorët më të mëdhenj të bashkisë së Kukësit janë ministria e Ekonomisë, ajo e Arsimit, e çështjeve sociale dhe ministria e Brendshme. Bashkia ka komunikuar përmes shkresave zyrtare me këto institucione, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke lënë punonjësit e administratës, pronarët dhe qytetarët pa rroga dëmshpërblime dhe shërbime për një kohë të pacaktuar. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.