KiE: Greqi, sistemi i sigurimeve shoqërore po rrënohet

Komisioni i ministrave të Këshillit të Europës i ka tërhequr vëmendjen qeverisë greke dhe Trojkës mbi rrezikun e mundshëm të rrënimit të sistemit të sigurimeve shoqërore në Greqi, për shkak të masave shtrënguese, papunësisë në rritje dhe reduktimeve në paga e pensione.
Në vlerësimin e përshtatjes së Greqisë me parimet e Kodit Evropian të Sigurimeve Shoqërore, komisioni i ministrave të KiE, i bën apel qeverisë greke, por edhe përfaqësuesve të mekanizmit të mbështetjes, se masat shtrënguese që vazhdojnë të merren në kuadër të përmirësimit fiskal në vend, ndikojnë seriozisht jetëgjatësinë e sistemit kombëtar të sigurimeve shoqërore.
KiE thekson se është nevojë emergjente të ruhen benefitet e sigurimeve shoqërore, të paktën në nivelet minimale që parashikon Kodi Evropian, me qëllim që të shmanget varfërimi i popullsisë dhe të mos cënohet seriozisht paqja sociale.
Ballkanweb.com
Add new comment