Greqi, Avramopulos: Për kufirin detar kemi rënë një herë dakord

Postuar në 19 Shtator, 2012 15:29

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, deklaroi në parlament se marrëveshja për kufirin detar që është arritur me Shqipërinë, duhet të zbatohet.

“Tema e marrëveshjes së vitit 2009, për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet, duke aplikuar të gjithë ato, për të cilat është rënë dakord”, tha Avramopulos gjatë fjalës së tij para deputetëve grekë.

Duke folur për gazsjellësin TAP, ministri theksoi se “diskutimi mbi ndërlidhjen energjetike mes dy vendeve me tubacionin TAP, i jep një dimension strategjik marrëdhënieve me Shqipërinë”, dhe shtoi se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, do të takohet për këtë çështje me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë.

Avramopulos vlerësoi si alarmuese, "forcimin e tendencave ekstreme nacionaliste në Shqipëri", të cilat siç u shpreh, “me pretendimet e sajesat antihistorike në dëm të Greqisë, apo edhe me presionin mbi minoritetin kombëtar grek, janë duke u përpjekur të rrëmbejnë një gamë të gjerë interesash të përbashkëta të të dy vendeve”.

Ministri i Jashtëm grek siguroi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë brenda prioriteteve të Athinës, por sipas tij, këto marrëdhënie, edhe pse të mira, nuk janë në nivelin e mundësive reale. Avramopulos tha se është objektiv, riforcimi i ndjeshëm i marrëdhënieve dhe në funksion të këtij qëllimi, përmendi vizitën zyrtare që pritet të zhvillojë në 5 tetor në Athinë, ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti. Avramopulos deklaroi se Greqinë dhe Shqipërinë i bashkon e ardhmja e përbashkët evropiane.

Ai vërejti se “në fushën ekonomike, Greqia mbetet investitori më i madh dhe më i rëndësishëm i huaj në Shqipëri dhe pavarësisht krizës ekonomike, nuk minimizoi pjesëmarrjen në sektorin privat, për zhvillimin dhe progresin e këtij vendi”.

Kreu i diplomacisë greke përfundoi duke thënë se "një faktor i rëndësishëm në përpjekjen për forcimin e marrëdhënieve, është sigurisht prania e minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit duhet të respektohen". Edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë është sipas tij, një garanci shtesë në këtë drejtim.

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

Ky çifuti grek duhet para se gjithash te dije nje gje: ASNJE MM KATROR I DETIT, AJRIT DHE TOKES SHQIPTARE, NUK ESHTE NE SHITJE!

NESE KJO PASTAJ I DUKET ULTRANACIONALIZEM DHE NEVE IU DUKERKEMI EKSTREMISTE ANTI-GREKE, ESHTE PROBLEM I TIJ DHE VETEM I TIJ, JO YNI!

Shitja e detit nga ana e satrapererise anti-shqiptare te familjes Berisha, u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise dhe s'ka parlament o qeveri qe mund ta ringjalle kete akt te ulet! Nese pastaj Greqia do te vazhdonte me provokimet qe e kane karakterizuar gjithmone, me keq per te! Me keq per te se eshte nje vend i rraskapitur nga kriza, nje vend qe po humbet çdolloj kredibiliteti e dinjiteti ne kontinent, bile nje vend qe po i behet barre BE-se jo vetem ne ekonomi e financa, por edhe ne politike ku sot per fatin e tij te zi, me te gjithe fqinjet qe ndan kufi tokesor e detar,  Turqine, Bullgarine, Maqedonine e Shqiperine, ka armiqesi dhe konflikte te njepasnjeshme.

LE TE SHOHIM SESA E FITUAR DO TE DALE NGA KJO LOJE E QELBUR SHOVINISTE!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.