Greva, ish-të përndjekurit thirrje ambasadorëve: Bëni presion mbi qeverinë

Rreth 20 ish-të përndjekur politikë, të cilët prej së shtunës së 22 shtatorit vijojnë grevën e tyre, nëpërmjet një deklarate për media i kanë bërë thirrje Ambasadave dhe Përfaqësive të Huaja Diplomatikë, në vendin tonë që të bëjnë presion mbi qeverinë që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.
“Nga kjo Qeveri që e kemi mbështetur dhe dhënë gjakun dhe vitet e rinisë sonë që jemi djegur dhe përcëlluar burgjeve të tmershëm të diktaturës, të na plotësoj kushtet minimale për të jetuar dhe për të pasur mundësi tu mbushin barkun më bukë fëmijëve tanë që shumicën e rasteve flen të pangrënë dhe që aktualisht nuk kanë mundësi të na bëjnë edhe 1 telefonat për të na pyetur si jemi nga pamundësia ekonomike. I bëjmë thirrje të gjithë Ambasadave dhe Përfaqësive të Huaja Diplomatikë, Shoqatave të të Drejtave te Njeriut, etj për të ushtruar presionin e tyre pozitiv mbi këtë qeveri neo-komuniste që është e gatshme për të na flijuar përsëri dhe për të na mbyllur gojën njëherë e mirë.”,- thuhet në deklaratën e e shpërndarë për media, vetëm një ditë pasi ish- të përndjekurit i takoi edhe ambasadori amerikan Alekasandër Arvizu.
Greva
10 Ish-të përndjekurit (numri i te vcileve ka shkuar ne 20) politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie e cila pritet të zgjasë, për shkak se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë, njoftuan se në datën 25 shtator do të futen në grevë urie, pasi me vendim të qeverisë u ndryshuan ligjet e Kushtetutës dhe se dëmshpërblimi është shtyrë sërish pa një afat kohor, por për shkak të kushteve të tyre ato e paraprinë grevën e tyre.
Sipas ish-të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën. Anëtarët e shoqatës së të burgosurve politikë, me seli pranë godinës së parlamentit, shprehën shqetësimin se trajtimi që ka pasur këto 21 vite kjo shtresë e shoqërisë është më keq se ai që ka pasur para 21 vitesh.
Ballkanweb.com
Comments
Me gjithë keqardhjen civile
<p>Me gjithë keqardhjen civile per dramën e tyre, e cila mplekset këmbëngulshëm midis komunizmit dhe demokracisë, me vjen paparerë ne mendje pyetja: Si mund te besohet; cilat jane provat qe vërtetojnë se këta njerëz kane qënë kundërshtarë te komunizmit? Dhe, si i'a kanë dalë vallë të shpalosin haptazi bindjet e tyre - dje ne diktaturë? Le te besojmë se prova ka. Atëhere si i bëhet që këta njerëz prej 22 vjetësh, ne demokraci, nuk i përfill konkretisht asnjë aktor serioz shtetror apo joshtetror? Cila eshte e vërteta qe i rrethon dhe anatemon këta njerëz? Sepse, afërmendsh, nuk mund te besohet se këta, sot, janë opozitarë politikë, ekonomikë, socialë të së djathtës aktuale! Ndryshe socialistët do te duhej të ishin ne skep te oborit politik shqipëtar. Cfarë po ndodh në shoqërinë tonë? Në botkuptimin tim teorik mbi demokracine paqësore, këta njerëz, kuptohet elita e tyre, duhej te ishte elita trashëgimtare, dhe përfaqësuese aktuale e idealeve të borgjezisë se madhe e te mesme ne qytet, dhe e fermerëve te pasur – njëkohësisht. Realiteti 22 vjecar tregon të kundërtën. Atëhere. Me këtë pohim dua te them që PS-ja, në dallim nga PD-ja, të mos ta bëjë veshin shurdh dhe syrin qorr ndaj kësaj shtrese sociale ne mjerim politik, ekonomik dhe social. Jo aspak. Por të investohet konkretisht brënda të përndjekurve. Dua të shtoj se: të përndjekurit jo vetëm të kuptojnë por duhet edhe të zgjidhin, më së pari, ngërcin e mosbesimit të thellë reciprok brënda rradhëve te tyre, si dhe ngërcin e mosbesimit midis masës dhe elitës së tyre drejtuese; dhe, pastaj, po kjo shtresë, e unifikuar, te normojë ideologjikisht anësinë e vet politike majtas. Me cfarë qëllimi? Si rrugëzgjidhje pragmatiste ne kushtet e mjerimit politik-ekonomik-social qe aktualisht i karakterizon ata. Dhe e majta, si hallqarëse dhe hallzgjidhëse e intersave të shumicës popullore, do të dijë ti japë vendin dhe nderin e munguar, brënda gjirit të vet, edhe kësaj shtrese social-politike shqiptare të braktisur totalisht. Nga ana tjetër. Në rast se këta njerëz gëzojnë të quhen të përndjekur të përjetshëm, të përndjekur të qorollepsjes midis komunizmit dhe demokracisë, le të ecin nga greva në grevë, le të presin e përcjellin me kafe dhe puthje të nxehta faqesh qokatarrët e rradhës, të cilët, prej 22 vjetësh u’a kanë mbushin torbat vetëm me gurë. Të jesh grevist i urisë, i vetflijimit për inat të vjehrës, nuk do të thotë që je i mënçur! Të paktën populli nuk e thotë.</p>
Add new comment