Serbi, drejt ndalimit parada gay

Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi se kabineti që ai udhëheq nuk ka marrë ende një vendim nëse do të lejohet apo jo parada e homoseksualëve në 6 tetor në Beograd.
Daçiç paralajmëroi se vendimi që do të merret do të jetë i përgjegjshëm për sigurinë e kryeqytetit. Gjatë fjalimit në parlamentin vendas, kryeministri serb tha se mbajtja e paradave të homoseksualëve nuk është kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Daçiç shtoi se parada e homoseksualëve aktualisht nuk lejohet, e ndaluar prej disa viteve për shkak të trazirave që e shndërruan kryeqytetin serb në një zonë lufte.
top-channel.tv
Add new comment