Zgjedhje në Gjeorgji, 200 mijë mbështetës të opozitës në shesh

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:58

 

Dhjetëra mijëra vetë janë mbledhur sot në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, për të mbështetur politikanin Bidzina Ivanishvili dhe koalicionin e tij opozitar "Ëndërra gjeorgjiane", para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të hënën.

Duke folur para mbështetësve, Ivanishvili tha se qeveria aktuale e Gjeorgjisë e ka "çuar vendin në rrugë pa krye nën pretekstin e demokracisë dhe kujdesit".

Ai pretendoi se qeveria, jo vetëm që ka dështuar t'i realizoj premtimet për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi, por "ato i ka shumëfishuar".

Tubimi opozitar u bë pas atij të Lëvizjes Kombëtare për Unitet, që e udhëheq qeverinë në Gjeorgji, në të cilin morën pjesë afro 70 mijë njerëz.

Agjencitë e lajmeve DPA dhe Itar-Tass vlerësojnë se në tubimin e sotëm ishin afro 200 mijë vetë.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.