Kriza e borxheve, Franca e Finlanda kërkojnë zgjidhje të shpejta

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:47

 

Franca dhe Finlanda duan zgjidhje  të shpejta përsa i përket problemeve të Greqisë,  Spanjës e krizës së  borxhit në përgjithësi.  Francois Hollande, presidenti francez deklaroi se duhet të bihet dakort gjatë javëve të ardhshme për zgjidhje të qenësishme, pas takimit  me kryeministrin finlandez Jyrki Katainen. 
 "Lidhur me Spanjën dhe Greqinë,  do të donim që një vendim të merrej gjatë javëve në vijim. Ne kemi besim në zonën e euros,  jemi të bindur se është një rajon që mund t'i kthehet sërish stabilitetit", u tha Hollande gazetarëve, pasi palët diskutuan pozicionet që do të mbahen në samitin e Bashkimit Europian më 18- 19 tetor.
 Më parë gjatë ditës, një grup këshillimor i BE paraqiti rekomandimet e tij për reforma në strukturën e sektorit bankar. Raporti rekomandon reforma që përfshijnë biznesin e bankave e të ashtuquajturën ndarje të "pakicës" në veprimet e investimeve për të mbrojtur konsumatorët  por dhe qeveritë nga lloji i rrezikut që shkaktoi krizën financiare. 
 Duke folur për gazetarët në oborrin e Elizeut pas takimit të tij me Hollande, Katainen ka insistuar në nevojën për më shumë kontroll mbi bankat. "Sepse bankat sot shkojnë përtej kufijve kombëtarë dhe gjithashtu përforcojnë ekonominë normale të tregut dhe shtojnë përgjegjësine e investitorëve në kohën e krizës"- komentoi ai. 
 Greqia është duke diskutuar me BE dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi një këst të ri të ndihmës financiare, ndërkohë që Spanja është në prag për të kryerjes së kërkesës për një fond shpëtimi për financat e saj publike. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.